report
report

Kanali vadites i fshatit shnderrohet ne vendgrumbullim mbeturinash

Data: 2013-01-11 10:06:08

Elbasan – Kjo eshte pamja qe shoqeron cdo dite banoret e zones se Labinot-Fushe,sapo ato dalin nga dera e banesave te tyre…..por me sa duket nuk u ben pershtypje perderisa vazhdojne ta ndotin vazhdimisht kanalin vadites te fshatit, i cili kalon mes per mes tij duke e ndare dy ne dy lagje te medha. E njejta pamje ndotjeje eshte ne cdo pellemb te tij, do te duheshin mijera foto per ta fotografuar te gjithin. Ndotesit jane vete banoret qe jetojne prane tij, te cilet kane zgjedhur rrugen me te shkurter per te hedhur mbeturinat, i hedhin sapo hapin deren e shtepise.

E sikur te mos mjaftonte hedhja e mbeturinave ne kete kanal vadites shkarkohen dhe ujerat e zeza te banesave prane tij dhe ne kete menyre ndotja behet e dyfishte dhe alarmante. Bashke me rrjedhen e tij te paket derdhen edhe ujerat e zeza. Mund te imagjinohet se cfare ndodh ne stinen e veres, kur niveli i ujit bie dhe kanali mbulohet nga mbeturinat, te cilat nisin aty ku nis ky kanal, ne lumin Shkumbin, per te vazhduar te mbledh mbeturinat pergjate te gjithe rrjedhes se tij, derisa behen mal ashtu, sic verehet ne foto dhe detyrimisht uji del ne rrugen nacionale. Kjo eshte gjendja qe te ofron ky fshat.

Burimi i lajmit
Gazeta Idea (http://www.gazetaidea.com/kanali-vadites-i-fshatit-shnderrohet-ne-vendgrumbillim-mbeturinash-foto/)

Adresa: , Elbasan

Raportuar nga: Migena Nako


Riciklimi

Burimet

Edukimi

A jeni gati per te ricikluar? Programi i arsimit per praktika te mira me mbeturinat per nxenesit

Burime e Materialeve

Kolektoret Individual

Lidhje