report
report

Amianti dhe asbesti kancerogjen gjenden nė laboratorėt e shkollave

Data: 2013-02-01 15:17:36

Amianti dhe asbesti janė dhe mbeten dy nga vrasėsit mė tė ftohtė kancerogjenė. Njė studim monografik i kryer sė fundmi nga specialistė tė fushės sė shėndetit dhe asaj tė mjedisit, tregon mė sė miri se sa tė rrezikuar jemi. Romeo Hanxhari, drejtor i politikave tė mjedisit nė Bashkinė Tiranė, dėften se nė Shqipėri amianti dhe azbesti “binjakėt vrasės” gjenden nė dy burime. Burimi i parė vjen nga trashėgimia e pėrdorimit tė tij. Nė Shqipėri materiali pėrdoret qė nga viti 1930. “Kjo ėshtė njė problematikė e trashėguar, e cila duhet trajtuar me kujdes. Eterniti qė zakonisht mbulon ēatitė e shumė impianteve industriale apo tė objekteve tė tjera, duhet tė hiqet sipas njė protokolli strikt-teknik, pėrndryshe lėshojnė fibra dhe ka pasoja.” Burimi i dytė i ardhjes sė amiantit dhe asbestit nė vendin tonė ėshtė i rrezikshėm. Ai vjen nėpėrmjet rrugėve tė transportit. Profesor Hanxhari, thotė se materialet e rrezikshme gjejnė rrugė pėr tė hyrė nė Shqipėri, pėr shkak tė mungesės sė zbatimit tė ligjit. Tashmė ėshtė fakt qė ato gjenden edhe nė shkollat tona. Madje edhe brenda banesave tona, nė izolimet e stufave tė ndryshme tė ngrohjes. “Nga padija por edhe nga kostoja e lirė e kėtij materiali me origjinė nga vendet nė zhvillim, atė e kemi gjetur tė futur edhe gjatė kėtyre viteve nė formėn e paneleve tė tavaneve tė varura apo nė forma tė tjera. Por po kėshtu ne e kemi gjetur edhe nė shkolla tė reja nė mjetet e punės nė laboratorėt e kimisė, ku mėsuesit nuk e dinin qė asbesti ėshtė i ndaluar nė Shqipėri prej vitesh.” Shtrirja gjeografike e amiantit dhe asbestit nė Shqipėri ėshtė e gjerė. Studimi tregon se eterniti gjendet mė shumė nė zonat urbane tė Shqipėrisė por edhe nė zonat mė tė largėta rurale, ndoshta edhe turistike. Voskopoja, Thethi, Llogaraja janė disa prej kėtyre zonave. Petrit Vasili, nėn/kryetar i Bashkisė sė Tiranės ėshtė njėkohėsisht edhe njė nga punuesit e studimit. Si njė nga autorėt, ai u shpreh se monografia ėshtė e para nė llojin e saj e cila flet pėr njė produkt, i cili ka shkallėn e kancerogjenitetit nga mė tė lartėt, konfirmuar nga shkenca botėrore. Njė nga meritat e monografisė ėshtė hedhja dritė mbi gjendjen e amiantit nė Shqipėri, i cili ėshtė akumuluar ndėr vite. “Pėr kėtė arsye amianti ėshtė rreptėsisht i ndaluar dhe me ligj, nė Evropė e mė gjerė por edhe nė Shqipėri. Mund t’ju kujtoj qė kėto dy elemente janė shkaktarėt kryesorė tė kancereve shumė tė egėr, siē ėshtė mezotelioma dhe kanceri i mushkėrive por edhe tė komplikacioneve tė tjera shumė tė rėnda tė papajtueshme me jetėn.” Ajo qė vihet nė dukje ėshtė se amianti dhe asbesti qė pas vitit 1960 kanė njė intensifikim tė pėrdorimit tė tij. “Ne kemi tė trashėguar nė kuptimin negativ tė fjalės njė mbetje tė rrezikshme nėpėr territorin e vendit dhe studimi ynė tregon qartė rrezikshmėrinė por edhe mėnyrėn se si duhet trajtuar, duke kėrkuar njėkohėsisht edhe vėmendjen nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, e cila ka sponsorizuar botimin e njė libri tė tillė, pėr tė mbajtur qėndrime konkrete dhe eliminimin, parandalimin e tė gjithė formave tė futjes sė mėtejshme tė tij nė Shqipėri.” Studiuesit kėshillojnė qė kujdesi mė i madh tė kihet nė ndėrtimet e reja dhe sidomos nė panelet qė pėrdoren pėr tavanet e varura. “Duke qenė monografia e parė dhe unike, ka pėrdorur kriteret mė tė mira jo vetėm studimore e shkencore, por edhe pėrgjithėsimeve legjislative qė ka Evropa, e cila ėshtė shprehur qartė pėr kėtė ēėshtje. Nė kėtė mėnyrė qėndrimet e shpejta dhe tė menjėhershme do tė thonė kursim tė jetėve tė njerėzve mė shumė”, theksoi Vasili, duke i mėshuar rrezikut qė na kanoset ēdo ditė.



Duhen profesionistė pėr asgjėsimin



Bashkimi Evropian ka 7 vjet qė e ka ndaluar rreptėsisht pėrdorimin e amiantit dhe asbestit. Nė Shqipėri edhe pse ka njė ligj qė e ndalon, materialet vdekjeprurėse i gjen tė pėrhapura pothuaj nė tė gjithė territorin. “Dikur amianti dhe asbesti kanė qenė tė pėrdorur pėr veshjet e autobusėve, vagonėve tė trenit, pra gjithkund. Studimi ka hedhur dritė mbi shumė mundėsi ku ka qenė i mundshėm tė akumulohet, por fusha e hulumtimit pėr gjetjen e tij duhet tė vazhdojė akoma me intensitet mė tė lartė.” Petrit Vasili thotė mėnyra mė efikase ėshtė trajtimi i kėtij produkti me kujdes dhe profesionalizėm, pasi jo gjithmonė ai mund tė shkatėrrohet, por duhet tė kapsulohet. “Metodikat se si bėhet i padėmshėm janė shkencėrisht tė qarta dhe tė provuara dhe mbi to ne duhet tė ecim dhe jo nė mėnyra tė tjera, sepse nė mėnyra tė kėqija tė eliminimit tė tij, mund tė shkaktojė njė dėm tė shtuar”, tha Vasili.

Burimi i lajmit
Gazeta Shekulli (http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=15162&kat=109)

Adresa: , Tirane

Raportuar nga: Meivis Struga


Riciklimi

Burimet

Edukimi

A jeni gati per te ricikluar? Programi i arsimit per praktika te mira me mbeturinat per nxenesit

Burime e Materialeve

Kolektoret Individual

Lidhje