report
report

Edhe nė fshat fillon ‘grumbullimi’ i mbetjeve nė kazanė, por jo tamam nė kazanė

Data: 2013-03-13 12:00:20

Tiranė – Kjo ėshtė pamja e njė pikė grumbullimi mbeturinash pėrgjatė rrugės Tiranė-Durrės, rruga qė tė ēon nė lagjen e Plepave nė qytetin bregdetar, sapo kalon lagjen e Kombinatit dhe futesh nė territorin e komunės Arbanė, nė Tiranė. Sė fundmi edhe komunat kanė filluar tė vendosin kazanė pėr mbledhjen e mbeturinave tė zonave rurale, por siē shihet edhe nga kjo fotografi ende lag pėr tė thėnė se ky proēes mund tė funksionojė. Edhe pse kazani nuk ėshtė mbushur plot me mbetje, jashtė tij ka pirgje tė mėdha. Dhe nuk mjafton mbeturinat qė prodhojnė familjet gjatė aktivitetit tė tyre, por pėrreth kazanit pėrfundojnė edhe mbetje tė aktiviteteve ekonomike tė bizneseve tė zonės, e madje edhe mobiljet e vjetra; divanė dhe pjesė kolltuqesh qė dikush ka vendosur t’i rinovojė nė shtėpinė e tij kanė pėrfunduar pranė kėtij kazani. I cili i ngjan njė vendgrumbullimi masiv mbeturinash. Por nuk ėshtė vetėm ky imazh i shėmtuar i mėnyrės se si shqiptarėt perceptojnė grumbullimin e mbetjeve. Pėrgjatė anės sė rrugės, kanalet janė shndėrruar edhe ato nė vendgrumbullim mbetjesh, ku materialet plastike tė hedhura nė mėnyrė tė vazhdueshme vazhdojnė tė jenė aty. Nėse nuk mblidhen, shkenca thotė se njė send plastik do tė dojė tė paktėn 2 a 3 shekuj tė dekompozohet nė mėnyrė natyrale.

Burimi i lajmit
Gazeta IDEA (http://www.gazetaidea.com/edhe-ne-fshat-fillon-grumbullimi-i-mbetjeve-ne-kazane-por-jo-tamam-ne-kazane-foto1/)

Adresa: , Tirane

Raportuar nga: Eni Bullaj


Riciklimi

Burimet

Edukimi

A jeni gati per te ricikluar? Programi i arsimit per praktika te mira me mbeturinat per nxenesit

Burime e Materialeve

Kolektoret Individual

Lidhje