report
report

Rreth Projektit “RCCR”

Qendra Mjedisore per Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER mbeshtetjen financiare te Fondacionit te Shoqerise se Hapur per Shqiperine eshte duke realizuar projektin me titull: “Kontributi i Romeve ne Riciklimin e Mbetjeve”. Projekti ka per qellim te kontribuoje ne permiresimin e kushteve te jeteses se komunitetit rom qe punon me riciklimin e mbetjeve ne rajonet e Tiranes dhe Korçes. Ne fokus te tij eshte permiresimi i kushteve sociale, shendetesore, ekonomike dhe mjedisore te komunitetit rom qe jeton dhe punon me mbetjet e riciklueshme. Produktet perfundimtare te projektit jane: sesionet e informimit me 57 anetaret e komunitetit rom qe punon me mbetjet ne rajonin e Tiranes dhe Korçes; marveshjet e bashkpunimit midis 4 fabrikave te riciklimit dhe 113 kolektoreve rom; fushata sensibilizuese “Mbetje te Riciklueshme pa Femijet Rome”; raportet “Romet dhe Riciklimi i Mbetjeve ne Tirane” dhe “Romet dhe Riciklimi i Mbetjeve ne Korçe”; realizimi i platformes ne interenet “riciklimi.al”; takimi kombetar “Kontributi i Romeve ne Riciklimin e Mbetjeve”.

Grupi i synuar

Grupi i synuar per projektin do te jene komuniteti rom qe punon me mbetjet e riciklueshme (kolektoret) ne Tirane dhe Korçe; instiucionet publike qendrore dhe vendore; institucionet donatore; bizneset e riciklikimit; organziatat mjedisore, rome dhe shoqata e ricikluesve te Shqiperise; dhe media.

Shtrirja gjeografike

Projekti shtrihet në Tiranë dhe Korçë.

Kalendari në terma të përgjithshëm

o Ngritjen e kapaciteteve te komunitet rome qe punon me mbetjet ne rajonet e Tiranes dhe Korçes (korrik – tetor 2011)

o Ndertimi i mekanizmave te qendrueshem per biznesin familjar me mbetjet e riciklueshme te komunitetit rome dhe fabrikave te riciklimit (nentor 2011 – janar 2012)

o Realizimi i fushates se advokimit "Romet dhe Riciklimi i Mbetjeve" ne rajonet e Tiranes dhe Korçes (shkurt – tetor 2012)


Riciklimi

Burimet

Edukimi

A jeni gati per te ricikluar? Programi i arsimit per praktika te mira me mbeturinat per nxenesit

Burime e Materialeve

Kolektoret Individual

Lidhje